Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përfshirë në një debat me homologen serbe, Ana Bërnabic. Kreu i qeverisë kosovare i ka kërkuar gjatë samitit njohjen e pavarësisë.
“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Milloshevicit dhe trashëgimia e tij.
Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.
Brnabic ka kundërshtuar duke thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe jo një shtet i pavarur.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, është shprehur Kurti.
Për Kurtin, tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit.
Në tryezën e këtij samiti, ai deklaroi se mini-shengeni rajonal nuk ekziston, dhe se ajo iniciativë ishte më shumë e lidhur me Novi Sadin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe. Ato e kanë cilësuar përplasjen me kryeministren Bëranbic si provokim që vjen nga Tirana. /abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web:
Facebook:
Instagram:
Subscribe kanalin tone ne: youtube:
#abcnews #abcnewsalbania
This article was gathered automatically by our news bot. We help YouTubers by driving traffic to them for free. The featured image in this article is the thumbnail of the embedded video.