Besimi publik tek Gjykata Kushtetuese u lëkund nga akrobacitë politike me emërimet e kandidatëve për gjykatën më të lartë të vendit. Një përplasje në dukje institucionale, por që nxori në pah ambicjet e njohura për dominim politik në kapërcim të ligjit. Mimoza Koçiu na sjell këtë dinamikë plot dritëhije, të javës politike që lamë pas. Ndjekim Politika në ABC News.
Historia po përsëritet me konfliktin institucional President-Mazhorancë, që rikthehet pas 4 muajsh, njëlloj si në fillim qershorin e 2019, kur Presidenti anulloi datën e zgjedhjeve vendore, e KQZ nuk e konsideroi dekretin, duke u mbështetur në një rezolutë që nxori parlamenti. Katër muaj më vonë, kur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy emra u shpallën fitues për të njëjtin vend, që i takonte kreut të shtetit, një nga Presidenti e një nga KED, mazhoranca po përmes një rezolute, i kërkoi GJK, që të mos njihte dekretin e Ilir Metës për Marsida Xhaferllarin. Për herë të parë një gjyqtar i shpallur kushtetues nga KED, Arta Vorpsi, shkoi të betohej para një noteri, e po për herë të parë presidenti Meta e artikuloi vullnetin për të shpërndarë parlamentin. Mbresues mbeti niveli i energjive të shpenzuara nga aktorët vendimmarrës për këtë cështje.
Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?
Afro dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese, ringritja e saj po shoqërohet me konflikte institucionale. Aktualisht detyrimin kushtetues për të propozuar nga 3 anëtarë, po e përmbushin vetëm presidenti e parlamenti, e jo GJL e cila ende nuk është ngritur. Këtë proces sipas ligjit e rregullon KED, institucioni që administron kandidaturat, që u shkojnë institucioneve që shpallin vakancat. KED bën vlerësimin e përmbushjes së kushteve për kandidim dhe profesionalizmin, si dhe u dërgon institucioneve, në këtë rast Presidentit e Kuvendit, renditjen e kandidatëve të vlerësuar prej tij. Kushtetuta saktëson një rend punë në procesin e përzgjedhjes, të parin presidentin, të dytin parlamentin, e këshu me rradhë deri në shterrimin e vakancave. Të dy institucionet kanë një afat 30 ditor për të zgjedhur, Presidenti e ka detyrim me ligj, kurse Parlamenti, detyrim me Kushtetutë./abcnew.al
This article was gathered automatically by our news bot. We help YouTubers by driving traffic to them for free. The featured image in this article is the thumbnail of the embedded video.