Përplasja mes institucioneve/ Ku po shkon Ilir Meta? | POLITIKA NE ABC NEWS

“Ku po shkon Ilir Meta?” Eshtë pyetja të cilës tenton t’i japë një përgjigje këtë javë Politika në ABC News. Përplasja e kreut të shtetit me mazhorancën e ambasadorët është frontale, por Ilir Meta e çoi edhe më tej, duke u bërë thirrje shqiptarëve të marrin fatet e tyre në dorë.

Emocionet personale dominuan ato institucionale, në përplasjen tashmë frontale mes presidentit e mazhorancës. Shkak i dukshëm është konflikti për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Për herë të parë një President, pasi vizaton një shtet të kapur nga mazhoranca qeverisëse, i bën thirrje popullit për referendum, në mbrojtje të demokracisë. Përkundër këtij qëndrimi të Presidentit, opozita jashtë Kuvendit po e gjen gjuhën me mazhorancën për reformën zgjedhore, që do i hapte rrugë synimit të saj për zgjedhje të parakohshme. Në këtë panoramë, vetë Kryeministri pati kohë edhe për pasionin profesional, artin.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Emërimi i dy kandidateve për vakancën e Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, solli një përplasje të fortë politike, që në vijë të parë ka institucionet, e kosto edhe ndërkombëtarët.

Ideja për të marrë një opinion profesional nga Komisioni i Venecias për situatën në GJK, si dhe shkarkimi nga KPA i të dekretuarit të parë të presidentit Meta, Besnik Muci, rindezi edhe më tej tensionin politik.

Dy herë brenda pak ditëve Ilir Meta tha se do publikonte një video ku faktohej faktohej sesi kreu i KED Ardian Dvorani, kishte përvetësuar kompetencat kushtetuese Presidentit, duke çuar në shpalljen automatikisht fituese të një gjyqtareje e renditur e para nga KED, Arta Vorpsit. Ndërkaq e dekretuara e tij Marsida Xhaferllari, u njoh si e tillë nga trupa 4 antarëshe e Gjykatës Kushtetuese, që drejtohet nga gjyqtarja më e vjetër, Vitore Tusha, përcaktuese edhe në ndarjen 2 me 2 në vendimin e trupës pro Xhaferllarit. Pikërisht Vitore Tushën shigjetoi javën politike që lamë pas, ish-drejtuesi parlamentar i hartimit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj. /abcnews.al

This article was gathered automatically by our news bot. We help YouTubers by driving traffic to them for free. The featured image in this article is the thumbnail of the embedded video.

Leave a Comment

Close
Share via
Copy link