Opozita dorëzoi në bllok mandatet parlamentare, si veprim ekstrem kundër kryeministrit Rama, duke krijuar një precedent të panjohur politik jo vetëm shqiptar. Akti ka sjellë kundërshtim të fortë ndërkombëtar, ndërsa Lulzim Basha vendos kështu një bast të ri politik për veten e opozitën.
Ndjekim Mimoza Kociun me Politika në ABC News.
Lulzim Basha u mbështet si nga forumet e PD, ashtu dhe aleatët në krijimin e një precedenti jo vetëm shqiptar: për herë të parë një kamp politik, opozita parlamentare dorëzoi në bllok mandatet e deputetëve të vet. E bëri pas protestës së dytë numerike e paqësore, edhe pas një presioni të fortë të ndërkombëtarëve, që iu rreshtuan publikisht kundër. Akti gjeti të papërgatitur vetë Kryeministrin, që shpresonte në një mungesë konsensusi mes opozitarëve. Përvecse një precedent, kjo dalje nga sistemi është padyshim një bast i madh për Lulzim Bashën, por edhe vetë opozitën, në raport me të ardhmen e vendit.
Cfarë ndodhi javën politike që lamë pas?
Pas mbylljes së papritur pas 5 orësh të protestës së 16 Shkurtit, me rezultat, prishjen e kërpudhës para Kryeministrisë e derën kryesore të saj, persona të lënduar nga gazi lotsjellës, 19 protestues nën akuzë për akte dhune, 6 nga të cilët në qeli, pikëpyetje të forta publike u ngritën mbi aftësitë opozitare të Lulzim Bashës. Opinioni u orientua me kujdes drejt prishjes së kërpudhës dhe dëmtimit të derës ballore të kryeministrisë, më shumë se tek masiviteti i atyre, që i ishin përgjigjur Lulzim Bashës në protestë. Të nesërmen ky i fundit paralajmëroi aktin ekstrem.
This article was gathered automatically by our news bot. We help YouTubers by driving traffic to them for free. The featured image in this article is the thumbnail of the embedded video.